×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Dy të shtunat ishin dështim” – Si ishte procesi i mësimit këtë vikend Rrahman Jasharaj flet për Insajderin

    Insajderi
    31 October 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me kërkesën kryesore për shtesa nga 100 euro, greva në arsim nisi më 25 gusht e u pezullua më 1 tetor. Por zëvendësimi i orëve të humbura nga greva pesë javëshe në arsim vazhdon të mbetet problem. Lidhur me këtë çështje për Gazetën Insajderi ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai thotë se të shtunat kanë qenë dështim.

    Ministrisë së Arsimit, kishte marrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë së shtunave për shkak të grevës pesë javëshe, ani pse kjo u kundërshtua nga SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve.

    Por, si ishte vikendi që lam pas, a u zëvendësuan orët?

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj, sipas të cilit dy të shtunat e fundit ishin dështim sa i përket mbajtjes së procesit mësimor.

    “Ajo që kemi parë dhe që kemi marrë informacione nga kolegët tonë, të dy të shtunat nuk mund të konsiderohen që është mbajt mësim, kanë qenë dështim” – bëri të ditur Jasharaj.

    Ai theksoi se po del të jetë e vërtetë deklarata e prindërve se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

    “Të shtunën e parë shumica e mësimdhënësve kishin respektuar kontratën kolektive, ajo deklarata e prindërve se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla po del të jetë i vërtet”- tha ai.

    Derisa, kreu i SBASHK-ut shtoi se zgjidhja më e mirë do të ishte që mbajtja e mësimit të shtunave t’u lihet në dorë shkollave.

    Pasi sipas tij, kanë filluar edhe kërcënimet ndaj nxënësve nëse nuk shkojnë në shkollë të shtunave.

    Më e mira ka qenë që t’i lihet në përgjegjësi shkollave. Do të ishte shumë ma efektive se urdhërat, kërcënimet. Madje e pashë një shkresë në një shkollë atje kanë filluar t’i kërcënojnë edhe nxënësit nëse nuk shkojnë të shtunave” – tha Jasharaj në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

    Tutje, Jasharaj thekson se qëndrimi i SBASHK-ut nuk ndryshon, kjo sepse ministria e Arsimit nuk ka kërkuar që të mbaj takim sqarues me ta.

    Qëndrimi i SBASHK-ut nuk ka ndryshuar asgjë ngase Ministria as me ne as me Këshillin e Prindërve nuk ka mbajt takim. Ministria e Arsimit duhet të ulet të takohet me SBASHK-un me Këshillin e Prindërve, me përfaqësuesit e Drejtorive arsimore, por edhe me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave” – tha Jasharaj. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark