Dy burra, një në Istog e një në Gjilan, kanë vdekur pasi janë aksidentuar me traktorë.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në rastin në Istog, viktima ka rënë aksidentalisht nga traktori me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku pasi ishte pranuar në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë.
Ndërsa në rastin në Gjilan ka vdekur pasagjeri që ishte në traktor ndërsa është lënduar drejtuesi i traktorit.
Raportet e plota:
HETIM I VDEKJES/Istog 24.07.2023 – 12:20. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në traktor i njëjti ka rënë aksidentalisht nga traktori me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.
VETAKSIDENT RRUGOR ME FATALITET/Gjilan 24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedur të rregullt.