Insajderi
Lajme

Dy vëllezërit u vranë para derës së shtëpisë, pak ditë më parë e kishin kryer të pamen e babait

Insajderi
06 November 2025 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy vëllezërit u vranë para derës së shtëpisë, pak ditë më parë e kishin kryer të pamen e babait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gullbovc, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje para shtëpisë së tyre.

Sipas raportimeve, i dyshuari për këtë vrasje është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

Raportohet se gjatë kohës që njerëzit po mbërrinin për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar fillimisht për të marrë bashkëshorten e tij. Pas disa minutash, ai është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

I dyshuari raportohet të jetë arratisur pas ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark