×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy vetura u goditen nga plumbat qorr

    Insajderi
    01 January 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy qytetarë, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, deklaruan në polici se veturat e tyre u goditën nga plumbat qorr në natën e vitit të ri.

    Rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Rr. Ali Vitia, Prishtinë 31.12.2023 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.

    “Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 31.12.2023 – 21:48. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark