×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit, Besa Gashi shfaqet në publik

    Insajderi
    14 October 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Missi Besa Gashi prej kohësh nuk është parë në publik.

    Nga ngjarja e kobshme e vdekjes tragjike të bashkëshorit të saj të ndjerë, Albert Krasniqi në janar të 2021-ës, Besa është zhdukur në tërësi nga syri i opinionit, duke qenë edhe pa llogari në rrjete sociale.

    E një rikthim të saj në opinion, e ka bërë Tuna, një prej mikeshave më të mira të saj.

    Të dy shoqet e kahmotshme kanë marrë pjesë mbrëmë në një event në Tiranë.

    Besa shfaqet e veshur tërësisht në të zeza por me bukurinë e njëjtë që e ka karakterizuar gjithmonë, që prej ditës kur doli në publik si Miss Kosova, rreth një dekadë e gjysmë më parë.

    Ikona e bukurisë, pas ngjarjes tragjike ka mbajtur një profil shumë të ulët, duke iu përkushtuar në tërësi, vajzës, Kjarës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark