×
  • Showbiz
  • Show

    Dyshime për manipulim me vota? Hapet peticion që të bëhet publik televotimi mes Oltës, Kristit dhe Armaldos

    Insajderi
    09 March 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prime i së martës në Big Brother Vip Albania, u përcoll me emocione të shumta, pasi që në nominim ishin Olta, Armaldo dhe Kristi. Të tre të nominuarit u ftuan të dilnin nga shtëpia si asnjëherë më parë, dhe duke u eliminuar Kristi.

    Por që edhe ai mori biletën e kthimit, e kështu duke mos u larguar përfundimisht asnjëri nga banorët.

    Por si duket ka vend për dyshime ndaj produksionit, sa i përket televotimit, pasi fansat e këtij spektakli kanë hapur peticion që votat e publikut të bëhen publike dhe të merret vesh se cili nga banorët ka marrë më shumë vota për largim nga shtëpia, shkruan Insajderi.

    “Firmosni peticionin për bërjen publike të televotimit 7 mars 2023 midis Oltes, Armaldos dhe Kristit. Njerëzit kane shpenzuar para për te votuar dhe kane te drejtën absolute te dinë rezultatin real”, thuhet ne postimin e komentuesit të BBVA, Andreas.

    Kujtojmë se është raportuar se ka qenë Olta ajo e cila ka marrë më shumë vota, edhe pse nuk kishte diçka të sigurtë, por që ajo u zgjodh e para që nuk do të largohet nga shtëpia e BBVA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark