×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia: Biznesmeni Shuki nuk është arrestuar, por nuk është dëshmitar. Është i dyshuar

    Insajderi
    17 November 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki, u raportua si i arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Por, Policia e ka edituar postimin e bërë para dhjetë orësh.

    Policia ka edituar postimin e bërë para dhjetë orëve. Nga “i arrestuar” e ka edituar në “i intervistuar”.

    Megjithatë, ka shënuar se Shuki mbetet i dyshuar në këtë rast.

    Shuki gjatë ditës i ka thënë Gazetës Insajderi se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të dyshuarit.

    Unë nuk jam arrestuar. Policia ka qenë këtu i ka marrë të dhënat dhe në njoftim kanë shkruar që kam qenë i arrestuar. Policia ka bërë gabim lidhur me njoftimin. Kam reaguar tek Baki Kelani lidhur me këtë dhe i kam dërguar një sqarim. Nuk e kemi ditë që pajisja ka qenë e vjedhur. Dikush është duke tentuar të ma prish imazhin“, ka thënë Shuki.

    Por, Policia e Kosovës në një përgjigje për Kallxo ka pohuar se gabimi i vetëm në postim është bërë te cilësimi “ i arrestuar”, por ka sqaruar se Shuki nuk është dëshmitar në këtë rast.

    Por, është person i dyshuar dhe se ndaj tij është hapur rast në koordinim me prokurorin e rastit.

    Megjithatë biznesmeni Driton Shuki ishte arrestuar më herët për dyshime se kryen vepra penale që përfshijnë të dy shtetet: Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

    Testet Covid- Arsyeja pse ishte arrestuar Shuki herën e parë

    Biznesmeni Driton Shuki, herën e parë ishte arrestuar në vitin 2020 për testet Covid 19. Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

    Gjatë kontrollit të tij, Policia e Kosovës i pati gjetur një listë me emrat e 50 qytetarëve ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

    Laboratori “Avicena KS” në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë kishte marrë mostrat e qytetarëve të Kosovës dhe i ka dërguar në Maqedoni, për të kryer testime.

    Një numër i madh i qytetarëve rrëfyen se si kishin paguar nga 50 deri në 120 euro për teste, me të cilat nuk janë lejuar të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut e as me Malin e Zi.

    Këto teste ishin kryer vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

    Ministria e Shëndetësisë më pas kishte licensuar 29 institucione private për të kryer teste për COVID-19 por jo edhe poliklinikën “Avicena KS”./Gazeta Insajderi/

    P.S. Artikulli është edituar pas përmirësimit të postimit nga ana e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark