×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se dy të mitura u dhunua në Klinë e Istog – Prokuroria del me njoftim

    Insajderi
    12 September 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe dy të vajza të mitura dyshohet se janë dhunuar në Kosovë. Njëra në Klinë e tjetra Istog, dy të dyshuarit tanimë janë arrestuar, shkruan Insajderi.

    Ndaj të dyshuarit nga Klina F.Sh tanimë është kërkuar masa e paraburgimit prej një muaj, ndërsa ndaj M.Z, i dyshuar për dhunimin e të miturës në Istog prite të kërkohet gjatë ditës masa e paraburgimit.

    “Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”

    Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës.

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar.

    Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës.

    Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale.​

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark