×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshimet për abuzim me 11 vjeçaren – Balje tregon për masat që do të marrë Komisioni që ajo drejton

    Insajderi
    11 September 2022 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 11 vjeçare po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 11 persona në Prishtinë. Ngjarjet raportohet të kenë ndodhur në muajin qershor e gusht të këtij viti. Kryetarja e Komisioni për Drejtat e Njeriut, Dude Balje sqaroi në InDoks për hapat që do t’i ndërmarrin për të kuptuar se ku qëndron ‘defekti’, se pse është dashur kaq muaj për arrestimet që ndodhën.

    Balje tha se pas konsultimit me anëtarët e komisionit do të shohin se kë do ta thërrasin për ta marrë në pyetje.

    “Po ne jemi duke prit për disa ditë me fillu me punën, për sesionin vjeshtor dhe po menjëherë, do të bisedojmë me anëtarët e komisionit dhe do t’i caktojmë personat të cilët i thërrasim”, u shpreh ajo në InDoks.

    Duke theksuar se kanë kompetenca legjislative, Balje për zbardhjen e rastit thotë se tani e ka ‘topin’  Qeveria e Ministria.

    “Ne nuk jemi ekzekutivi ne jemi legjislativi nëse ka defekt në ligj, ne e ndryshojmë bashkë me ministrinë për Drejtësinë, ne mundemi veç me fol dhe me i prek ligjet, nëse ka defekt në ligj. Do të bisedojmë sepse edhe ne do të kërkojmë përgjegjësi për aq sa kemi kompetencë. Por prapë se prapë qeveria ministria, institucionet e drejtësisë topi është tek ata tash”, ka thënë ajo.

    Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark