×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshimet se fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimet ndaj Donika Gërvallës

    Insajderi
    26 October 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për mos deklarim të pasurisë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

    Ulaj konfirmoi se rasti për veprën penale që ndërlidhet me “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financaiare” është në fazën e hetimeve.

    Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” ka thënë Ulaj.

    Ndryshe, Ministrja Gërvalla vitin e kaluar nuk i kishte deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark