×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshimi i Molliqajt për pushtetarët e VV’së: Vetë i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit

    Insajderi
    23 February 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza të rënda kundrejt ish-partisë së tij. Molliqaj që tani është kryetar i Partisë Socialdemokrate ka thënë se mostrat e aktivistit, Astrit Dehari janë zhdukur nga vet Vetëvendosja, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, partia e kryeministrit Kurti e ka përdorur rastin e Deharit për të ardhur në pushtet.

    “Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë”, tha Molliqaj në Tëvë 1.

    Molliqaj vlerësoi se zhdukja e mostrave të rastit Deharit, nuk e zhduk aspak cilësinë e hetimit.

    “Nga kjo krijohet një opinion publik që e pamundësoi drejtësinë për Astritin”, shtoi tutje ai.

    Gjithashtu, Molliqaj vlerësoi se Qeverisë Kurti nuk i intereson aspak e vërteta për Astrit Deharin.

    “Vendosja e drejtësisë për Astritin, do t’i ndëshkojë dy kategori shoqërore. Ata të cilët janë ngutur dhe e kanë inskenuar rastin pa prova dhe nën presionin politik dhe ata të cilët e kanë instrumentalizuar, e që janë Qeveria Kurti, duke mashtruar opinion publik. Pra, të dy palëve, nuk i intereson e vërteta për Astrit Deharin”.

    Nëntë ditë më parë, Gazeta Insajderi ka realizuar një intervistë me Molliqajn ku mes tjerash flet edhe për rastin e Astrit Deharit.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark