×
  • Sport
  • Sport

    Dyshja nga Kosova fitojnë “Tirana Beach Volley, Open 2023”

    Insajderi
    29 August 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i përbërë nga dyshja e volejbollistëve kosovar Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi kanë shkëlqyer në kompeticionin “Tirana Beach Volley, Open 2023”, duke zënë kështu vendin e parë.

    Dyshja, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi mposhtën në finale ndër lojtarët më të mirë që ka njohur Volejbolli kosovar, vëllezërit, Gazmend dhe Dardan Husaj.

    Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi përfaqësojnë edhe Kombëtaren e Kosovës U22 në Beach Volley, ku këtë vit kanë shkruar historinë duke siguruar fazën e grupeve në Kampionatin Europian, në këtë grupmoshë dhe konkurrencë për herë të parë.

    Muajin shtator, Maliqi dhe Bajrami do përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë në Greqi, duke nënkuptuar kështu që do jenë e ardhmja e ndritur e volejbollit kosovar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark