Një e mitur raportohet se është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar.
Dyshohet se personi i arrestuar ka dhunuar vajzën e vëllait.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.