×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se dhunoi një 16 vjeçare nga Kaçaniku, prokuroria kërkon paraburgimin e tij

    Insajderi
    10 January 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e një 16 vjeçareje  në Kaçanik.

    Kjo kërkesë ka ardhur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ku sipas njoftimit thuhet se ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe e ka mbyllur në banesë një të mitur, që e ka raportuar rastin në Polici, shkruan Insajderi.

    Inicialet e të dyshuarit janë E.K.

    “Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale ‘Privimi i kundërligjshëm i lirisë’ nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    I pandehuri gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark