×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në shtëpinë e tij, arrestohet një burrë në Drenas

    Insajderi
    05 March 2024 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur, derisa e njëjta ishte në shtëpinë e tij.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.

    “SULM SEKSUAL – Gllogoc 04.03.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh të policisë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark