×
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Dyshohet se rrahu një grua, arrestohet futbollisti i Gjilanit

    Insajderi
    24 February 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Theophilus Solomon, futbollisti i Gjilanit është arrestuar sot në dyshimet se ka rrahur një grua. Ai kishte një fletarrest ndërkombëtar.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Gjilanit.

    “Drejtoria e Prishtinës e ka arrestuar, ne si Polici e Gjilanit vetëm i kemi asistuar”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë në Gjilan.

    Solomon, 27 vjeç, dyshohet se e kishte rrahur një grua gjatë kohës sa luante në Shqipëri për Partizanin e Tiranës.

    Sulmuesi nigerian dyshohet se e kishte goditur me shuplaka një grua gjatë vitit 2020 në Tiranë.

    Ai iu bashkua Gjilanit nga kampioni i Kosovës Ballkani verën e kaluar, dhe ka kontribuuar me 6 gola në 18 paraqitje për klubin kuqebardh, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark