×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, Policia arreston zyrtarin e ATK-së dhe një të dyshuar tjetër

    Insajderi
    09 December 2023 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, një nga të arrestuarit është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

    Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

    Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 million.

    “Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është duke u hetuar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark