×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dyshonte se kishin lidhje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin në Itali

    Insajderi
    08 June 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 44 vjeçar ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij.

    Mediat italianë shkruan ë se ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo , në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.

    Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.

    Ndërkaq në lidhje me këtë krim është vetëdorëzuar në polici Raffaele Caiazzo , 44 ​​vjeç vjehrri i të dy viktimave.

    Dyshimet e para janë se shkak për këtë është bërë se një lidhje dashurie që mund të kishin këto të dy me njëri-tjetrin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark