×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyvjetori i fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Osmani ka një mesazh

    Insajderi
    24 February 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se qëndrojnë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për liri.

    Osmani ka thënë se liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri

    Në fund ajo ka shkruar “Slava Ukraina”.

    “Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark