×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dzeko dhe Pjanic kundër federatës, nuk pranojnë të luajnë kundër Rusisë

    Insajderi
    10 September 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Rusinë më 19 nëntor në qytetin rus të Shën Petersburgut.

    Dy futbollistët e njohur boshnjakë, Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic kanë kundërshtuar miqësoren e kombëtares së tyre me Rusinë, shkruan Insajderi.

    Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka aranzhuar një ndeshjes miqësore me Kombëtaren e Rusisë, që ka befasur gjithë botën e futbollit.

    Tashmë, dy futbollistët kryesorë të kombëtares boshnjake kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e federatës së tyre.

    “Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonëdhe vetëm për paqen”, ka thënë Dzeko për gazetën boshnjake Klix.

    “Federata e di mendimin tim. Fatkeqësisht, nuk jam unë ai që i merr vendimet me kë do të luaj Bosnja dhe Hercegovina, por kam qëndrimin tim që është i qartë dhe nuk dua të luaj në këtë ndeshje, ndërkohë që vuajnë njerëz të pafajshëm. Unë qëndroj në solidaritet me popullin e Ukrainës në këto kohë të vështira për ta”, tha Dzeko.

    Edhe më i ashpër ka qenë mesfushori Miralem Pjanic, i cili i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Bosnjës se nuk do të luaj në këtë takim.

    “Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë një vendim të ndryshëm”.

    “Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, deklaroi Pjanic.

    Reagime të shumta ka pasur edhe nga politika në Bosnje, por kjo ndeshje është aranzhuar tanimë dhe mbetet të shihet se si do të reagojë FFBH pasi pritet që edhe futbollistë të tjerë të mbështesin dy yjet Edin Dzekon dhe Milraem Pjanic për mos të luajtur në këtë sfidë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark