×
  • Showbiz
  • Show

    E akuzuan se ndau Luizin dhe Kiarën-Lekatari revoltohet dhe ka një përgjigjje për kritikuesit

    Insajderi
    02 March 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionistja, Zhaklin Lekatari pas “Prime-të” të fundit të “Big Brother VIP Albania” është përballur me kritika të shumta nga admiruesit e lidhjes Kiara-Luiz. Kjo, pasi ajo e ka kritikuar qasjen e Luizit ndaj Kiarës, e që një pjesë e publikut e kanë konsideruar se ka qenë arsyeja e prishjes së marëdhënies ndërmjet çiftit.

    Në një paraqitje publike, Lekatari i ka mohuar pretendimet e fansave të dyshes.  

    “Nuk jam aty për të ndar askënd. Unë edhe në jetën time të përditëshme nuk është se ndaj çifte. Kur dikush më kërkon një këshillë, unë jap një këshillë dhe vendimi i përketë personit që është në çift. Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdheniet e tyre dhe të zgjedhin vetën e tyre në vend se të zgjedhin një person tjetër. Të kenë besim tek vetja e tyre dhe të kenë besim tek projeksioni që kanë për jetën e tyre”, ka thënë ajo.

    Opininistja ka deklaruar gjithashtu se nuk e sheh shumë të arsyeshme të ndërhyjë në mes të një çifti.

    “Te dinamikat në çiftë ti nuk ndërhynë dot sepse ti nuk e di si janë ndjenjat e tyre. Ti vetëm i fton të reflektojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Pastaj se çfarë bëjnë ata nuk ke pse ndërhynë. Do me thënë unë nuk përfitoj asgjë nga ndarja e një çifti dhe nuk përfitoj asgjë nga bashkimi i një çifti”, ka shtuar Lekatari.

    Opinionistja njihet edhe si ‘luftëtare” për të drejtat dhe liritë e gruas, ndaj edhe angazhimin e saj në panelin e Big-ut ka thënë se e sheh si diçka të nevojshme.  

    “Pas eksperiencës sime të fundit ku jam angazhuar, kam kuptuar që kjo shoqëri ka shumë nevojë për feminizëm, të edukojë gratë. Një shoqëri me gra maskiliste është më e rrezikshme se vetë burrat. Sepse ato e dhunojnë gruan, e dhunojnë viktimën, ato nuk e lënë që ajo të luftojë për të drejtat e saj, sepse shtojnë ndjenjën e fajit dhe të turpit duke bërë vetëm hapa pas. Dhuna verbale transformohet në dhunë fizike dhe çon deri në marrje jete”, ka deklaruar Lekatari./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark