×
  • Sport
  • Sport

    E ardhmja e Igli Tares ende mbetet në pikëpyetje

    Insajderi
    02 June 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Igli Tare nuk do të vazhdojë më në krye të Lazios dhe në Itali e shihnin si pasuesin e Xhuntolit te Napoli. Drejtori sportiv i kryeqytetasve nuk e ka rinovuar kontratën me Lazion duke e bërë fakt të kryer largimin e tij.

    Megjithatë, e ardhmja mbetet e paqartë dhe Napoli nuk duket opsioni i mundshëm për të. Diçka të tillë, e ka deklaruar gazetari i “Gazzetta Dello Sport”, Xhanluka Monti i cili shprehet se Tare nuk është për momentin figura për të cilin De Laurentis po sheh.

    “Tare nuk do të ishte një profil i denjë për De Laurentisin.

    Kjo për shkak se në të shkuarën ka marrë emra si Bigon dhe Xhuntoli e në momentin që Napoli është dhe me vëmendjen që ka, mendoj se do të marrë një drejtor sportiv me një figurë më të ulët se De Laurentis, duke qenë se nuk do shumë vëmendje.

    Për më tepër, në këtë situatë dhe pa trajner ai do një të ri që ta ketë të lehtë që të menaxhojë dhe të jetë i gjithëfuqishëm”, u shpreh Monti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark