×
  • Lajme
  • Lajme

    E bëri Mitrovicën republikë, huqja e madhe që e bëri në Big Brother transferi i ri i LDK’së

    Insajderi
    24 October 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në këtë subjekt politik është anëtarësuar Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova 2. Në njoftimin e kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, thuhet se Lumbardhi e do shumë të ardhmen e vendit.

    Dashurinë për të ardhmen e vendit Salihu e kishte shprehur edhe në platformën e Big Brother, ku shqetësohej se gjatë qëndrimit të tij veriu i Mitrovicës “është falur”.

    Teksa po e lexonte ambalazhin e një produkti, ai lexoi inicialet e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Kësisoj, Lumbardhi mendonte se kishte të bënte me një entitet të ri: Republika e Mitrovicës së Veriut.

    Në gjuhën shqipe po shkrun këtu diçka. Domethanë shtetet: AL, po shkrun RKS dhe RMV. Tash kesh I shqetësum, tu mendu pak, mos ka ndodhë diçka jashtë. Mos e kena jap Mitrovicën e Veriut, najsen… Mos po bohet Republika e Mitrovicës së Veriut, po tranohna. Tashti unë u shqetësova, lypa menjëherë dhomë të rrëfimit”, deklaronte ai, derisa ja sqaronte një banor tjetër se bëhet fjalë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Për anëtarësimin e Lumbardhit në LDK ka njoftuar kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në ‘Facebook’. Në video ai ka mbishkruar se Lumbarhhi e do shumë të ardhmen e vendit, shkruan Insajderi.

    Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

    Prej sot jam pjesë e LDK-së. Unë mendoj që dashnia e parë e secilit shqiptar, dorën në zemër, është LDK-ja”, ka thënë Lumbardhi në video.

    Huqje të madhe kishte bërë edhe një transfer i ri i LDK’së: Drita Millaku. Kjo e fundit pati bërë bujë me një deklaratë rrejshme sa ishte në VV ndaj atëkohë, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

    Ish-deputetja e LVV-së tani nën petkun e LDK-së, e akuzonte Kadri Veselin për vrasjen e një komandanti.

    Millaku, gjatë një seance parlamentar në vitin 2018, kishte deklaruar në seancë se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kishin dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”, Ekrem Rexha.

     Ajo i ishte drejtuar Veselit duke i thënë se për këtë edhe kishte pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.

    Millaku e kishte ngatërruar me një person tjetër Veselin. Në aktakuzën e përmendur nga ajo bëhej fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.

    Ndërkohë që deputetes i kishte mjaftuar vetëm mbiemri i të akuzuarit dhe të dënuarit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si “Drini”, që të pretendonte se bëhej fjalë për Kadri Veselin.

    Ajo ishte përfshirë edhe një debat tjetër të ashpër me Veselin kur e kishte kërcënuar se do t’ia fuste në gojë gazin lotsjellës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark