×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E bija e Sanduloviq: Ka mbetur i palëvizshëm, është helmuar me ….

    Insajderi
    04 January 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Klara Sanduloviq, e bija politikanit serb, në një prononcim për “Slobodna Dalmacija” të Kroacisë, ka treguar se i ati ka shenja të panumërta trupit dhe lëndime si pasojë e goditjeve.

    “Dje gruaja e tij e ka gjetur derën e shtëpisë të shkyçur dhe babai nuk ishte askund. Ajo menjëherë ka shkuar në polici, për ta raportuar zhduken e tij dhe aty asaj i është thënë ‘mos u brengosni, ai është i sigurt dhe do të kthehet’. Kjo ishte shenja se diçka nuk ishte në rregull”, ka thënë Klara për mediumin kroat.

    Sipas asaj që ka thënë Klara, Sanduloviq ka mbetur i paralizuar, derisa ajo shton edhe dyshimet për helmimin e tij, ndërsa tregon edhe fragmente nga moment i arrestimit nga BIA – shërbimi sekret.

    “Mëngjesin e sotëm ajo ka pritur deri në orën 09:00 te spitali, pasi e kishte kuptuar se ishte aty, pa i dhënë askush informacion, por vetëm që ishte nën kujdesin e shërbimit ushtarak dhe se informacione mund të jepte vetëm një ‘doktor i besueshëm’. Ai dyshohet se ka mbetur i palëvizshëm, gjithçka duket se ai është helmuar me agjent nervor”, ka shtuar ajo.

    Në momentin e arrestimit të babait të saj, ajo ndodhej në Split të Kroacisë, ku kishte shkuar për t’i kaluar festat e fundvitit. Pas zhvillimeve ajo thotë se është kthyer në Beograd.

    Sanduloviq është sulmuar pas publikimit të pamjeve duke bërë homazhe në Prekaz ku dhe ka kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark