×
  • Sport
  • Sport

    E BUJSHME! Borussia Dortmund ofron 15 milionë euro për sulmuesin shqiptar

    Insajderi
    29 August 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pretendohet se klubi gjigant bëri një tentativë për Mergim Berishën, i cili u thirr në Kombëtaren gjermane me paraqitjen e tij në skuadrën e Bundesligës, Augsburg sezonin e kaluar duke refuzuar kështu edhe zyrtarisht kombëtaren kuqezi.

    Një emër i madh i kampionatit gjerman është shfaqur për sulmuesin Mergim Berisha, i cili nga Fenerbahçe u transferua te skuadra Gjermane e Augsburgut.

    Sipas lajmeve në Sky; Borussia Dortmund dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin 25-vjeçar.

    Prej ditësh është vënë re se Borussia Dortmund ka nisur kontaktet me Augsburg për Mergim Berishën dhe pritshmëria e tyre për futbollistin me origjinë shqiptare është 15 milionë euro.

    U tha se edhe ylli i Augsburgut dëshiron të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe është i gatshëm të transferohet te Borussia Dortmund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark