Insajderi
Insajderi

 E çuditshme: Qeveria Kurti në hall prej kritikave, “qendërmbrojtesi”Armend Muja në heshtje

Insajderi
03 September 2022 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
 E çuditshme: Qeveria Kurti në hall prej kritikave, “qendërmbrojtesi”Armend Muja në heshtje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I vleresuar nga shumëkush si një prej mbrojtësve kryesor të Qeverisë Kurti, Armend Muja tash e disa javë nuk ka bërë asnjë deklaratë publike.

Nuk ka postuar në Facebook, Twitter e po ashtu nuk ka dhënë asnjë deklaratë per media në mbrojtje të Qeverisë Kurti.

Ai gjithnjë ka qenë në vijën e parë të frontit për mbrojtjën e Qeverisë Kurti. Në gjuhën e futbollit, Muja ka funksionuar si qendërmbrojtes tipik.

Por, kanë kaluar disa javë që ai nuk ka postuar. Postimi i fundit në Facëbook është me 16 korrik. Dhe ajo është një video e bërë share nga profili i Kurtit.

Ai nuk ka dhënë fare kontribut në shtypjen e grevistëve, një operacion në shkallë të gjerë i ndërmarrë nga Qeveria Kurti. Në këtë operacion po japin kontribut të tjerët: Dimal Basha, Hysamedin Feraj, Sadri Ramabaja e Elvis Hoxha.

Po ashtu, nuk ka dhënë kontribut për mbrojtjën e Qeverisë Kurti as ndaj kritikave për mungesë të rrymës, qe nxiti pakënaqësi të madhe te qytetaret që u përballën me reduktime të rrymës edhe në muajin gusht.

Nuk dihet se cila është arsyeja e heshtjës së Mujës. Pushimet verore apo kandidimi i tij për kryetar të degës së VV-së në Mitrovicë.

Ai në statusin e fundit ka njoftuar se ka dorëzuar kanditaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë

“Sot dorëzova kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Mitrovicë. Ky vendim vjen pas një përvoje mbresëlënëse si Koordinator i Qendrës, takimeve dhe diskutimeve me aktivistë dhe qytetarë mitrovicas”, ka shkruar ai./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark