Fuad Ramiqi, njohës i politikës turke dhe aktivist mysliman në Kosovë, ka thënë se NATO-ja e ka organizuar këtë grusht shteti ndaj presidentit Erdogan.
Ai ka thënë se ka informata për këtë grusht shtet, dhe se e di kush qëndron pas kësaj ngjarje.
“Turqia radhitet ndër 10 vendet që ka një ushtri të fortë, por njëkohësisht është edhe aleate e NATO-s për atë edhe është e çuditshme si ata mund të bëjnë grusht shtet. Kam informata se nuk është e gjithë ushtria e përfshirë në grusht-shtet”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Insajderi.
“Gjithsesi ata deri në mëngjes do të provojnë të bëjnë një terr informativ dhe të paralizojnë punën e të gjitha institucioneve. Sigurisht se edhe Fethullah Gulen është mbrapa këtij akti”.