×
Show

E dashura e Charlie Sheen: Nuk frikësohem pse bashkëshorti ka HIV

Insajderi
12 June 2017 - 21:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

E dashura e aktorit Charlie Sheen, Julia Stambler, nuk ka frikë nga fakti që i dashuri i saj është HIV pozitiv.

Dhe siç duket, Stambler, 26 vjeçare, do t’i qëndrojë afër aktorit, pavarësisht se shokët dhe shoqet e kanë insistuar të mos ketë marrëdhënie  me Charlie Sheen, 51 vjeç, për shkak diagnozës së tij.

Sipas TMZ, bukuroshja bionde ka insistuar se “nuk është e frikësuar” nga HIV-i i të dashurit të saj dhe thotë se ata të cilët e paralajmërojnë të rrijë larg tij për shkak të sëmundjes së tij janë “injorantë”.

Çifti beson se ekzistojnë metoda të cilat mund të merren për të shmangur bartjen e virusit – të tilla si mjekimi anti-viral dhe mbrojtja gjatë marrëdhënieve seksuale.

Charlie fillimisht e bëri të ditur diagnozën e tij në vitin 2015, te emisioni Good Morning America, katër vite pasi që kishte kuptuar se është HIV pozitiv.

“Unë jam këtu për të pohuar se jam HIV pozitiv,” pati thënë ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark