×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas tre vitesh e ‘denoncoi’ përmes TikTok-ut – Arrestohet një person në Podujevë, kishte sulmuar dhe ngacmuar 3 vite më parë një burrë

    Insajderi
    26 October 2022 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti në vitin 2019 kishte sulmuar dhe ngacmuar një mashkull kosovar.

    Sipas raportit të policisë, viktima mashkull kosovar nga frika nuk e kishte denoncuar rastin në polici.

    Por, ai kishte zgjedhur që ngjarjen ta tregonte përmes rrjetit social, TikTok, ku menjëherë pas kësaj është arrestuar i dyshuari.

    Policia njofton se rasti është në proces hetimor.

    Më poshtë njoftimi i Policisë së Kosovës.

    SULM & NGACMIM

    Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin.  Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

    Insajderi ka kontaktuar me Laureta Ulajn, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila bëri me dije se viktima dhe i dyshuari janë të gjinsë mashkullore.

    Derisa, bëri të ditur se i dyshuari kishte qenë i mitur kur e kishte kryer veprën.

    Sa kam informacionet të dy janë të gjinisë mashkullore. Sulmi ka ndodh në vitin 2019, ndërsa videot kanë dalë tash në vitin 2022 në TikTok, dhe menjëherë ka vepru Prokurori dhe është identifikuar i dyshuari. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje. Veprën e ka kry sa ka qenë i mitur, ndërsa tash ai duhet me qenë mbi moshën 18 vjeçare” – tha Ulaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark