×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E detyruan të merret me prostitucion” – Policia arreston dy persona në Skenderaj

    Insajderi
    13 October 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Skenderaj ishte raportuar e zhdukur.

    Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Person i zhdukur dhe mundësim ose detyrim në prostitucion” ndaj viktimës femër kosovare, e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMF në Mitrovicë.

    Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore dhe është inicuar si person i zhdukur, mundësim ose detyrim në prostitucion.

    “Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark