×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme; Vdes një person në Pejë, u godit qëllimisht nga një veturë

    Insajderi
    24 April 2024 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka ndërruar jetë në qytetin e Pejës, pasi që u godit nga një veturë në lëvizje.

    Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

    Ai tha se viktima dyshohet se qëllimshëm u godit nga një veturë dhe se kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin.


    Sot rreth orës 17:30, Policia ka ndodhur një rast  në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht. Policia është n vendngjarje dhe ka arritur ta identifikojë të dyshuarin. Ende nuk kemi arritur ta arrestojmë por ekipet tona janë në aksione për kapjen e tij”, tha Rugova për Gazeta Insajderi.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark