×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasje e ashpër mes Vuçiqit e deputetëve të opozitës – shkak Kosova

    Insajderi
    14 September 2022 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një debat i ashpër është zhvilluar sot mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq me deputetë e opozitës në Kuvendin e Serbisë. Opozitarët e akuzuan Vuçiqin se ka dështuar në lidhje me Kosovën derisa kërkuan dorëheqjen e tij, shkruan Euronews Serbia përcjell Insajderi.

    Presidenti serbë iu është përgjigjur kërkesës së opozitës duke thënë se dorëheqje do të japë kur ai e sheh të arsyeshme.

    Ndërkohë që u shpreh se e dinte fare mirë se ky do të ishte mandati i tij i fundit si kryetar shteti.

    “Unë vetë do të strehohem kur të shoh që nuk kam energji, edhe pse dje pashë që kam më shumë se të gjithë ju, e di që është mandati im i fundit dhe kam frikë se edhe pas kësaj nuk do të mundeni, për të fituar, pasi populli do të zgjedhë dikë të denjë dhe racional, i cili do ta çojë Serbinë përpara, e jo ta kthejë atë në një periudhë të errët si e juaja. Qeveria juaj ishte periudha më e errët e të gjitha qeverive serbe që nga viti 1918″, iu kundërpërgjigje Vuçiq deputetëve.

    Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë, e cila ka filluar që nga dita e djeshme, është raporti i qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark