×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

    Insajderi
    24 November 2022 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt, nuhasni një aromë specifike? Mund të jetë e mirë, e keqe, ose çfarëdo midis, por është ndryshe nga aroma e shtëpisë suaj. Në rast se nuk e dini – edhe shtëpia juaj ka një aromë karakteristike.

    Craig Warren ka mbi 30 vite në “biznesin e nuhatjes”. Ai thotë se të gjitha shtëpitë kanë “aromën e banorit”, pra aromën e atyre që jetojnë aty. Çfarë nënkupton kjo?

    Ky term përshkruan të gjitha aromat që vijnë nga detergjentët, aromat e gatimit, pajisjet e pastrimit, aromatizuesit e dhomave, orendive, hapësirat me perde, qilima, jastëkë etj. Të kombinuar së bashku, këto krijojnë aromën e veçantë të shtëpisë suaj.

    Sipas Warren, çfarë krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Për shembull, një shtëpi me dysheme druri, do të ketë një erë tjetër nga një shtëpi me qilima.

    Nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë suaj, e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është pastrimi i thellë, përfshirë këtu orenditë si kolltukë, divanë, perde, mbulesa etj. Më pas, përpiquni të përdorni aroma të tjera, si mente dhe agrume të cilat këshillohen në raste të tilla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark