Anthony është nën hetim nga autoritetet braziliane dhe Policia e Mançesterit të Madh, pasi ish-partnerja e tij Gabriela Cavalin pretendoi se ai e kishte sulmuar atë në raste të veçanta midis qershorit 2022 dhe majit të këtij viti. Dy gra të tjera gjithashtu e akuzuan brazilianin duke folur për shtypin të enjten e kaluar.
23-vjeçari, i cili i quajti pretendimet e Cavalin “të rreme” në një deklaratë fillestare në mediat sociale, ndërkohë që të premten dha një intervistë të gjatë për kanalin televiziv brazilian SBT, në të cilën ai mohoi kategorikisht të kishte sulmuar ndonjë grua, duke thënë: “Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëja”.
Sulmuesi i ri, tashmë i “pezulluar” nga kombëtarja do të qëndrojë jashtë Manchester United “deri në njoftimin e dytë” me një… leje me pagesë!
Më konkretisht, lojtarët e Manchester United që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret pritet të kthehen në terrenin stërvitor të klubit në Carrington nesër të hënën (11/09), Anthony do të marrë një ‘periudhë pushimi’ në atë që klubi dhe lojtari thane, se ishte një vendim i një marrëdhënie të ndërsjellë.
Deklarata e klubit të dielën pasdite, thoshte: “Manchester United pranon akuzat kundër Anthony. Lojtarët që nuk kanë marrë pjesë në ndeshjet ndërkombëtare do të kthehen në stërvitje të hënën. Megjithatë, është rënë dakord me Anthony, që ai do të vonojë kthimin e tij deri në njoftimin e mëtejshëm për t’u marrë me akuzat.
Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë të përfshirëve në këtë situatë dhe njohim ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit.”
Nga ana e tij, lojtari vuri në dukje: “Kam rënë dakord me Manchester United që të marr një periudhë mungese, ndërkohë që unë do të merrem me akuzat ndaj meje. Ky ishte një vendim i përbashkët për të shmangur shpërqendrimin e shokëve të skuadrës dhe polemikat e panevojshme për klubin.
Dua të ritheksoj pafajësinë time për gjërat për të cilat jam akuzuar dhe do të bashkëpunoj plotësisht me policinë për t’i ndihmuar ata të arrijnë të vërtetën. Mezi pres të rikthehem në lojë sa më shpejt të jetë e mundur”.