Sipas raportimeve të fundit, Vedat Muriqi është njëri nga kandidatët për sulmues tek klubi belg, Club Brugge për 10.5 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Alfredo Pedulla.
“Negociatat për Muriqin në Bruges janë në pikën më të lartë. 9 milionë euro + bonuse po diskutohen për ofert[n e parë” – ka shkruar në Twitter Pedulla.
Me kalimin në Belgjikë, pritet që Muriqi t’i përfitojë pagë 2 milionë euro neto në vit.
Emri i sulmuesit të Kosovës ka qenë shumë i përfolur për një largim nga Lazio këtë verë, me Galatasarayn shumë të interesuar për ta rikthyer në Turqi.
/Insajderi.org