Gjërat po shkojnë gjithmonë e më mirë për Shqipërinë sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë janë në vendin e dytë dhe nëse kërkojnë që ta mbajnë deri në fund, atëherë duhet të fitojnë me patjetër ndaj Hungarisë dhe Polonisë, për të mos kërkuar “çmendurinë” ndaj Anglisë në transfertë.
Fillimisht Shqipëria do të udhëtojë ndaj Hungarisë dhe më pas do të presë polakët në shtëpi. Por një lajm fantastik ka ardhur së fundmi nga FIFA. Kjo e fundit ka dënuar Hungarinë me një gjobë prej 160.000 sterlinash dhe u ka mbyllur stadiumin për dy ndeshjet e radhës, duke mos i lejuar asnjë tifozë.
Pra ndeshja e ardhshme e Hungarisë, pikërisht ajo me Kombëtaren Shqiptare, do të luhet pa tifozë. Gjithçka lidhet me ngjarjen e fundit teksa tifozët hungarë hodhën shishe në fushën e blertë dhe kishin kore rac.iste ndaj lojtarëve anglez. Në këto kushte duhet të thuhet se puna është lehtësuar disi për Shqipërinë duke njohur më së miri mbështetjen që tifozët i japin Hungarisë në stadium, për më tepër në një finale të tillë.