Ajo shpjegon se ishte një metodë e quajtur “Butejko”, të cilën familja ka tre muaj që e ndjek si mënyrë për ta mësuar trupin që të marrë frymë vetëm nga hunda.
Andien tha se kjo mënyrë e ka bërë që të flejë shumë qetë, të mos i thahet goja në gjumë dhe i ka eliminuar erën e keqe në mëngjes.
Por sa e saktë është kjo metodë, dhe mbi të gjitha, a është e rrezikshme?
Metoda është zhvilluar për herë të parë në vitet 1950, nga një mjek sovjetik, Konstantin Pavloviç Butejko. Ai besonte se shumë sëmundje, sidomos astma, kishin lidhje me mënyrën se si merrnin frymë njerëzit. Ai ishte i bindur që po ta mësonin veten të merrnin frymë me hundë, shumë sëmundje të mushkërive do të eliminoheshin.
Disa mjekë thonë që metoda Butejko ka lehtësuar shumë sëmundje, që nga diabeti, lodhja kronike, ankthi dhe depresioni, por sëmundja më e shpeshtë për të cilën përdoret është apnea e gjumit, kur frymëmarrja ndalon gjatë gjumit dhe bën që njerëzit të gërhasin ose të zgjohen.
Megjithatë, pavarësisht të mirave që sjellin këto metoda, mjekët thonë që mbyllja e gojës së fëmijës mund të jetë e rrezikshme,
“Nëse fëmija vjell natën, goja duhet të jetë e hapur. Në rastin më të keq, dikush më të mbytet”, thonë mjekët, të cilët për sëmundje të frymëmarrjes në gjumë preferojnë proteza plastike, edhe pse mbështetësit e Butejkos thonë se protezat bëjnë të njëjtën gjë.