×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E gjuajti me armë ish-vjehrrin, Prokuroria jep detaje për rastin në Dragash

    Insajderi
    26 April 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria në Prizren ka njoftuar se një person ka plagosur ish-vjehrrin pas një mosmarrrëveshje për divorc me vajzën.

    Rasti ka ndodhur në Dragash dhe është cilësuar “Tentim Vrasje”.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve,i dyshuari O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit  se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

    “I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark