×
  • Showbiz
  • Show

    E gjykuan për diferencën e moshës me Meritonin, reagojnë familjarët e Ilnisës

    Insajderi
    30 January 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë duke hedhur hapat e parë drejt një raporti romantik.

    Mirëpo ky afrimitet i tyre brenda shtëpisë së Big Brother ka shkaktuar jo pak paragjykime, sidomos kundrejt Ilnisës.

    Ndër komente më të shpeshta në rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, dhe se është më e madhe në moshë se Meritoni.

    E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it, ku kanë shkruar:

    Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga @mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse që ka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë.

    Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbi, ndërkohë që një femër po… konkretisht Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat (sidomos nëse tek tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohemi rreth njëri-tjetrit.

    P.S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa i japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t’i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark