×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E habitshme, ja çka përpijnë më shumë qytetarët në Kosovë sipas gastrologëve në QKUK

    Insajderi
    06 April 2023 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

      Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta tek qytetarët, kryesisht llojet e mishrave.

      Madje sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve.

      Zakonisht këto urgjenca për largimin e trupave të huaj ndodhin në orët e pasdites dhe të vona.

      Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë, të cilat janë larguar pa telashe nga klinicistët e Gastroenterologjisë.

      Derisa ka raste edhe më specifike, sikurse largimi i një telefoni nga lukthi.

      Gjatë pandemisë, një i burgosur gëlltiti një telefon dhe e çoi deri në lukth të cilin e mbajti për tri ditë.

      Madje ky trup i huaj u bë i rrallë edhe për mënyrën e largimit, që u bë përmes gojës me procedurë endoskopike dhe jo me operacione.

      Për largimin e trupave të huaj, Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK ka një ekip gatishmërie prej 4 specialistëve sa herë që ka nevojë.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark