Insajderi
LifeStyle

E hëna e sotme njihet si dita më depresive e vitit

Insajderi
15 January 2024 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E hëna e sotme njihet si dita më depresive e vitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E hëna blu – e njohur si dita më depresive e vitit – bie më 15 janar këtë vit. Por çfarë e bën kaq të trishtueshme këtë ditë?

E krijuar në vitin 2005 nga kompania e udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Sky Travel, termi Blue Monday zakonisht i referohet të hënës së tretë të janarit.

Asokohe, kompania njoftoi se kishte arritur në përfundimin se, bazuar në një ekuacion që përdor faktorë si moti, borxhi, paga mujore dhe sasia e kohës që nga pushimet, nivelet e “lumturisë” ishin më të ulëtat të hënën e tretë të vitit.

Pra, a është e hëna blu me të vërtetë dita më dëshpëruese e vitit?

Shkurt: Jo. Ishte një marifet marketingu për të shitur paketa udhëtimesh. Por, pse flitet ende për të? Ndoshta sepse lidhet me diçka që shumë njerëz e ndiejnë. Mund të jetë një simptomë e një gjendjeje të vërtetë mjekësore që njihet si çregullim afektiv sezonal (SAD).

Gjatë kësaj kohe, ju mund të keni ndjenja trishtimi dhe të ndiheni melankolikë, sipas përkufizimit, mund të “përjetoni ndjenjë depresioni ose pakënaqësie të thellë që lidhet me përjetimin e të ftohtit”.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark