Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka arritur ta çojë në 2:0 rezultatin ndaj La Fioritas.
Golin e epërsisë e realizoi Albion Rrahmani i njohur edhe si “Lewandowski i Malishevës. Ky ishte edhe goli i katërt në dy ndeshje për ish- anëtarin e Malishevës.
Rrahmani realizoi në minutën e 7-të dhe të 8-të.
Përfshirë ndeshjen në San Marino, rezultati aktual është 6:0
Ballkani në rast të kualifikimit në rrethin e tretë do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.
/Insajderi.org