Insajderi
Insajderi

“E kam gjuajt në bërllok”, “ Ai ka probleme mendore”, si po e keqtrajton Haradinaj zëvendësin besnik të Kurtit

Insajderi
18 July 2022 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“E kam gjuajt në bërllok”, “ Ai ka probleme mendore”, si po e keqtrajton Haradinaj zëvendësin besnik të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimin, i caktuar nga kryeministri Kurti për t’u marrë me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk po përfillet nga opozita.

Përpjekjet e tij për t’i ftuar në takim raportues për dialogun nuk po gjejnë mirëkuptim nga liderët opozitar. Ftesat po i refuzohen. E edhe raportet po i shqyhen. Vetë Bislimi ka treguar se si kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka shqyer raportin shtatë faqesh, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane të hënën, kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë tha se një lider opozitar, duke iu referuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shqyer atij një raport shtatë faqesh të cilin ia ka dërguar në fillim të procesit dialogues.

“Ndërkaq, lideri juaj [i drejtohet deputetes Time Kadriaj], kur ia kam dërguar një raport shtatë faqësh rreth procesit të dialogut, ka thënë ‘a qai ka qenë a? veç e kam marrë, e kam shqyer dhe e kam gjuajtur në bërllok’”, ka thënë Bislimi.

Ramush Haradinaj ka shprehur hapur që nuk mund ta duroj Besnik Bislimin. Para disa muajve ai pat fajësuar publikisht Bislimin për dështimin në vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Çfarë kishte deklaruar Ramush Haradinaj kundër Besnik Bislimit?

“Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore”.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj kishte kritikuar qeverinë e Kosovës për siç thotë dështim në vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Thotë se përkrah vendimin e qeverisë së Albin Kurtit, por se kritikon planin për zbatim të këtij vendimi.

Për këtë Haradinaj fajëson zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, të cilin e ka quajtur të ‘retarduar’.

“Për shkak se qeverinë tonë e përfaqëson një Besnik Bislimi që është njeri i retardum. Ai ka probleme mendore, ai është një njeri me behane”, thotë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

“Ai ka probleme, ai s’e di as kë e përfaqëson, ai njeri nuk e di se çka përfaqëson”, shtoi Haradinaj.

Ish-kryeministri thotë se veprimet e Bislimit tregojnë se ai nuk e di se çfarë pune ka.

“Ia shoh veprimet. Ja t’i jap tri veprime të tij për me të tregu se sa i retarduar është”, tha Haradinaj.

“U ulë krahë për krahë me atë që po ia bie tenkat.  A e patë në protokoll kur u ulë me nënshkru me Petkociç. Ky u ulë krahë për krahë me të, besom kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK’së. Po ku i ki arkivat. E treta, deklarata e tij në Komision për gazin. Thojke 1 liter gaz, menojke që po flet për gazin e llamave, Ky është i retarduar, s’e di se çka flet”, kishte deklaruar Haradinaj para disa muajve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark