×
  • Lajme
  • Insajderi

    “E kam pas plan me shku te djemtë në vizitë në Gjermani” – Gani Geci deklarohet pas vendimit të Apelit

    Insajderi
    30 November 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Gecit, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin prej 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

    Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

    Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Gecin pas vendimit të Apelit, ai ka deklaruar se e ka pasur në plan që të shkoj në vizitë në Gjermani tek djemtë e tij.

    Geci madje tha se ka marrë edhe biletën, dhe planifikonte të nisej me 2 dhjetor.

    “Kam pas plan me shku për me i vizitu djemtë e mi në Gjermani me datën 2 dhe të kthehem me datë 14. Nesër do ta pyes gjykatën se e kam të drejtë me udhëtu, nëse jo unë jam i gatshëm në çdo moment t`i përgjigjem organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, kurdo që e caktojnë datën e fillimit të vuajtjes së dënimit”, tha Geci për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark