×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vërtetohet dënimi me 3 vjet e 6 muaj burgim kundër Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

    Insajderi
    30 November 2022 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është vërtetuar dënimi me burgim ndaj Gani Gecit, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës.

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

    Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

    Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kundër këtij aktgjykimi, ankesë në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Sokol Dobruna dhe i akuzuari Gani Geci me avokatin e tij Ndrec Dodaj.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kishte propozuar që lënda të kthehet në rigjykim ose të ndryshohet sa i përket pikës 1, në anën tjetër i akuzuari Geci dhe avokati i tij Dodaj, kanë propozuar që Geci të lirohet nga vepra penale e vrasjes.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

    Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

    Sipas aktakuzës, Gani Geci e kishte vrarë Ruzhdi Shaqirin në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark