×
Show / Fashion

E kemi të gjithë shprehi, por ky veprim në tualet mund t’iu infektojë nga COVID-19

Insajderi
15 April 2020 - 16:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbyllja me kapak e guacës së WC-së rekomandohet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Një grup i shkencëtarëve ka zbuluar që virusi mund të përhapet nëpërmjet materieve fekale, të cilat gjatë shpëlarjes (lëshimit të ujit) të guacës së WC-së mund të “dalin” në ambient të jashtëm, shkruan “NYpost”, përcjell Telegrafi.

Sëmundja Covid-19 për të cilën tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, gjithashtu mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara.

Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë.

Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër.

Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur e lëshoni ujin në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja.

Mbylleni guacën me kapak, pastaj lëshojeni ujin – ka këshilluar profesori i inxhinierisë së makinerisë nga Universiteti Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes.

Chenka shtuar se kjo është zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.

Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e rrezikut mbetet gjerësisht e pakarakterizuar.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark