×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E kërcënoi kolegen, arrestohet mjeku i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

    Insajderi
    11 April 2024 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar mjekun e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Betim Morinën. Morina dyshohet se e ka kërcënuar kolegen e tij të punës, shkruan Insajderi.

    Shkak i kërcënimit po del të jetë kontrata e punës.

    Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka caktuar Morinës masën e ndalimit prej 48 orësh.

    Por pas shqiptimit të kësaj mase, i njëjti sipas informacioneve të Insajderit ka kërkuar të dërgohet në spital duke thënë se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

    Për rastin, Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e QKTGJ-së, Bukurije Zhubi, por e njëjta nuk është përgjigjur.

    Ky nuk është rasti i parë që ky mjek bie në pranga të policisë. Edhe në vitin e kaluar ai ishte arrestuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

    I njëjti e kishte shkelmuar derën e zyrës së një punonjëse në QKKTGJ.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark