×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “E kërkon vazhdimisht, nuk po mund t’i them që ka vdekur”, Halil Kastrati ka një thirrje për familjarët e së moshuarës që po qëndron në qendrën e tij

    Insajderi
    02 January 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxha Halil Kastrati në intervistë për Insajderi ka folur për “Shtëpinë e të Moshuarve” në Suherekë e cila është nën mbikëqyrjen e tij. Humanisti ka treguar për raportin që ai ka me këta të moshuarë, për fjalët që shpeshherë i thonë.

    Në veçanti ai ka pasur një thirrje për familjarë e një të moshuare nga Presheva, e cila ka 3 vite që po jeton në këtë qendër.

    Kastrati tha se ajo vazhdimisht po e kërkon vëllai e saj, i cili fatkeqësisht ka vdekur, por që nuk po mundet t’ia kumtojë lajmin.

    “Nuk po mundem me ia thënë, vazhdimisht e kërkon…”, ka thënë ai teksa u ka bërë thirrje familjarëve të saj që t’i vinë për vizitë sepse vërtetë ka nevojë.

    Gjatë intervistës, Kastrati ka treguar se ka raste që vetëm i sjellin në shtëpi dhe më nuk interesohen për ta. Përmend raste edhe më të rënda.

    Për më tepër shikojeni storien e plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark