×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon gazetari i njohur italian, Armando Broja do të largohet nga Chelsea

    Insajderi
    08 May 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armando Broja do t’i japë lamtumirën Chelseat këtë verë, me idenë për të mos u kthyer më te blutë.

    Pak a shumë ky qëndrim i sulmuesit shqiptar dihej, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të planeve të tyre.

    Por tashmë edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka insistuar se kjo hipotezë do të bëhet realitet.

    “Armando Broja do të largohet nga Chelsea në mënyrë përfundimtare këtë verë. Plani është të ndahet me klubin këtë verë në mënyrë të përhershme, pasi të kthehet nga huazimi nga Fulham.

    Sulmuesi numër një shqiptar është përsëri në listën e klubeve të ndryshëm në Europë dhe Premier League, që e shohin atë si opsionin kryesor për dritaren e transferimit të verës”, shkruan Fabrizio Romano në postimin e tij në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark