E marta është dita e duhur për t’u shoqëruar me miqtë dhe me njerëzit e dashur, për të pirë bashkë, për të darkuar, për biseda të këndshme…
Shkencëtarët londinezë janë përpjekur të hulumtojnë se si ndikojnë ditët në humorin tonë dhe cilat janë ditët më të mira për aktivitete të caktuara, transmeton Telegrafi.
Kështu pra, në bazë të një studimi të vogël, kanë zbuluar që e marta është dita e duhur për t’u shoqëruar me miqtë dhe njerëzit e dashur, për të pirë së bashku, për të darkuar dhe për biseda të këndshme.
Nga ana tjetër, e mërkura është ditë ideale për dalje me qëllim të kërkimit të partnerit për t’u argëtuar, ndërkaq e premtja për kërkim të ndonjë partneri më serioz.
Hulumtuesit kanë zbuluar edhe që të enjten trupi ynë është më i përgatitur për të bërë dashuri, sepse atëherë organizmi është në formën më të mirë për seks.